Jo si ai gjigandi i famshëm i pacipë Grek,
pushtues gjymtyrë-hapur nga vëndi në vënd;
Këtu në portat tona det-e-diell-larë, do qëndrojë
një grua e fuqishme me pishtar, flaka
e të cilit është vetëtimë robinjë. Emrin e ka
Nënë e Mërgimtarëve. Nga dora e saj fener
ndriçon mirëpritja globale; sytë e butë urdhërojnë
portin me qytetet-binjakë kufizuar. “Mbaji për vete:
vëndet antike, përrallat e madhështisë sate!” ajo thërret
me buzë të heshtura. “Mi jep mua të lodhurit tënd, të varfërit,
grumbujt mizë-lisi etur të frymojnë të lirë,
të refuzuarit e mjerë që mbushin bregun tënd cip më cip.
Dërgomë këta, të pastrehët, stuhi-flakurit-tutje.
E ngrita fenerin tim përkrah derës së artë!”